Sale

BENTON Snail Bee High Content Essence (60ml)

1,850L

Esencë shumë-funksionale me mucin kërmilli dhe helm blete. Hidraton, rigjeneron, balancon sebumin dhe zbeh hiperpigmentimin e lëkurës.

Out of stock

Description

Kjo esencë përmban filtratin e sekretimit të kërmillit, i cili njihet në mbarë botën për vetitë e tij të shkëlqyera rikuperuese të lëkurës dhe helmin e bletës që ka veti anti-inflamatore, për të krijuar sinergji për lëkurën.

Adreson dehidratimin, aknet, rrudhat dhe tonalitetin jo-uniform. I përshtatet të gjithë tipeve të lëkurave, përfshi edhe atë sensitive.

Filtrati i sekretimit të kërmillit
Sekretimi i kërmillit është i njohur për shërimin/rigjenerimin e pjesës së jashtme të kërmijve kur ata kanë plagë. Mucina, Allantoina, Kolagjeni dhe Elastina në sekrecione ndihmojnë në hidratimin, balancimin e sebumit, forcimin e lëkurës dhe rikuperimin.

Helmi i bletës
Helmi i bletës përmban rreth 40 përbërës biokimikë si Melittin, Apamin dhe Fosfolipazë. Është efektiv në përmirësimin e shqetësimeve të lëkurës dhe mbron lëkurën me vetitë e tij anti-inflamatore.

Esenca multi-tasking ka edhe përbërës të tjerë ndriçues (niacinamide) dhe për kujdesin ndaj rrudhave (adenozinë). AF-24 (PA ACNE) është një përbërje e veçantë e përbërë nga 5 ekstrakte botanike të specializuara për shqetësimet e lëkurës.


Si përdoret:
  1. Aplikojeni pas pastrimit të lëkurës dhe/ose përdorimit të tonerit.
  2. Shtypni pompën për të nxjerrë një sasi të përshtatshme dhe masazhojeni esencen butësisht në fytyrë.
  3. Më pas vazhdoni hapat e tjerë të kujdesit ndaj lëkurës.

Additional information

Sasia

60ml

Përbërësit

Aqua(Water), Snail Secretion Filtrate, Butylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Aloe Barbadensis Leaf Juice, Sh-Oligopeptide-1, Bee Venom, Plantago Asiatica Extract, Laminaria Digitata Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Ulmus Campestris (Elm) Bark Extract, Althaea Rosea Root Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Beta-Glucan, Betaine, Acrylates/​C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Adenosine, Panthenol, Allantoin, Pentylene Glycol, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Pulsatilla Koreana Extract, Usnea Barbata (Lichen) Extract, Polysorbate 20, Lecithin, Arginine