Sale

Etude House Soon Jung 5.5 Foam Cleanser (150ml)

1,450L

Pastrues fytyre me bazë uji i formuluar pa irritues dhe pH të ulët prej 5.5, i përshtatshëm edhe për lëkurën më të ndjeshme!

Description

Etude House Soon Jung 5.5 Foam Cleanser është larës me bazë uji me pH të ulët që pastron butësisht lëkurën nga papastërtitë, vaji dhe ndotës të tjerë duke e lënë atë të rehatshme, të freskët dhe të hidratuar.

pH i ulët 5.5 (acidik) nuk lejon që barriera mbrojtëse e lëkurës të dëmtohet. I formuluar pa sulfate, aroma sintetike, alkool, çka e bën të përshtatshëm për lëkurat shumë të ndjeshme.


Si përdoret:
  1. Lageni fytyrën paraprakisht dhe vendosni një sasi të vogël larësi në pëllëmbët tuaja.
  2. Shtoni pak ujë të ngrohtë dhe shkumëzojeni lehtë derisa të bëhet i dendur.
  3. Aplikojeni në fytyrë në rrathë të vegjël masazhues dhe më pas shpëlajeni mirë me ujë të vakët.

Përbërësit kryesorë:
  • Pantenol (pro-Vitamin B5) ka veti hidratuese dhe mbron barrierën.
  • Madecassoside – Një nga përbërësit aktivë të bimës së famshme Centella Asiatica me veprim antioksidant dhe anti-inflamator për të qetësuar irritimet.

Additional information

Formati

150ml

Përbërësit

Water/​Aqua/​Eau, Sodium Cocoyl Isethionate, Glycerin, Coco -Betaine, Potassium Benzoate, Sodium Chloride, Acrylates/​C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Citric Acid, Tromethamine, Disodium EDTA, Panthenol, Pentylene Glycol, Madecassoside