Sale

Isntree Hyaluronic Acid Toner (200ml)

1,600L

Tonik me 3 pesha të ndryshme molekulare të Acidit Hialuronik për hidratim intensiv.

Out of stock

Description

Duke përdorur 3 pesha të ndryshme molekulare të Acidit Hialuronik, Isntree Hyaluronic Acid Toner përthithet shpejt dhe jep një hidratim të thellë për një lëkurë të shëndetshme plot shkëlqim.

Molekulat e vogla depërtojnë në thellësi duke rritur densitetin e lagështisë midis qelizave, ndërsa molekulat më të mëdha të acidit hialuronik formojnë një mburojë në sipërfaqe, duke parandaluar humbjen transepidermale të ujit.

Së bashku me përbërës si Fito-oligo, Beta glukan, Pantenol, të gjithë punojnë për të shëruar dhe parandaluar dëmtimet e lëkurës duke shmangur dehidratimin dhe acarimin.

Lëkura ndihet më e butë dhe pamja e vijave të holla dhe rrudhave zbehet.

Si përdoret:
  1. Mënyra 1: Pas larjes së fytyrës, vendosni një sasi të përshtatshme në pëllëmbë, përhapeni dhe aplikojeni në lëkurë duke e masazhuar lehtësisht.
  2. Mënyra 2: Lagni një një copë pambuku me tonik dhe fshijeni butësisht në të gjithë fytyrën.
  3. Në qoftë se lëkurën e ndjeni shumë të thatë mund të vendosni më tepër se një shtresë tonik.
  4. Aplikojeni në mëngjes dhe në darkë ose aq herë sa të jetë e nevojshme.

Përbërësit kryesorë:
  • Ekstrakt Aloe – ndihmon në zbutjen dhe qetësimin e lëkurës së irrituar ose të dëmtuar lehtë.
  • Ekstrakt Purslane është burim i pasur i acideve yndyrore, përmban NMF (faktorë natyral hidratues), vitamina dhe minerale. Agjent i shkëlqyer anti-inflamator dhe antioksidant dhe gjithashtu ka aftësi për shërimin e plagëve.
  • Beta-Glucan – veti intensive riparuese dhe shëruese, është një antioksidant, një qetësues dhe hidratues shumë i mirë i lëkurës dhe tregon gjithashtu benefite kundër plakjes.
  • Pantenoli hidraton dhe ndihmon lëkurën të prodhojë lipide të rëndësishme për një barrierë të shendetshme.

Formuluar pa aroma dhe ngjyra artificiale, parabene, sulfate, produkte shtazore, alkool, vaj mineral, vajra esenciale dhe silikon.

Additional information

Formati

200ml

Përbërësit

Water, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Trehalose, Sodium PCA, Glycerin, Hyaluronic Acid, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Althaea Rosea Root Extract, Betula Alba Juice, Portulaca Oleracea Extract, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Beta-Glucan, Panthenol, Pentylene Glycol, Caprylyl Glycol, Butylene Glycol