Sale

MISSHA Airy Fit Sheet Mask (Aloe)

250L

Maska Airy Fit me ekstrakt Aloe ndihmon në lehtësimin e simptomave të lëkurës së thatë duke formuar një shtresë hidratuese në lekurë dhe duke e qetësuar atë.

Description

MISSHA Airy Fit Sheet Mask qëndron në fytyrë në mënyrë të përsosur për të shpërndarë esencën njetrajtësisht në lëkurë. Ekstrakti i aloe përmirëson ndjeshëm hidratimin dhe forcon lëkurën. E lë atë më të shndritshme dhe më të lëmuar.

Teknika e ekstraktimit të ftohtë në temperaturë të ulët përdoret për ruajtjen e  efikasitetit të përbërësve aktivë.

  • Materiali i maskës është me prejardhje natyrale.
  • Përshtatet mirë dhe qëndron në lëkurë në mënyrë komode.
  • Dy herë më e hollë dhe e lehtë se maskat e tjera.
  • E përshtatshme për të gjitha lëkurat, sidomos për atë të thatë ose të dehidratuar.

Si përdoret:

Vendoseni maskën në fytyrë pas larjes ose tonerit dhe mbajeni për 15-20 minuta.
Më pas masazhoni lëkurën për të përthithur esencën.
Maskën mund ta përdorni sa shpesh të doni ose sipas nevojës.
Esencën e mbetur në paketim mund ta përdorni në pjesë të tjera të trupit.


Përbërësit kryesorë:
  • Pervec Aloe, që ndihmon në hidratim, forcim dhe qetësim, esenca përmban edhe ekstrakte të tjera si:
  • Coptis Japonica, Caj jeshil, Xhinxher, Licorice (jamball) te cilat ofrojnë veti antioksidante, anti-inflamatore dhe antimikrobiale.
  • Acid Hialuronik gjithashtu ndihmon në hidratim.
  • Beta-Glucan, një anti-inflamator dhe me veprim kundër shënjave të moshës.

Additional information

Formati

19g

Përbërësit

Water, Dipropylene Glycol, Glycereth-26, Glycerin, Propanediol, 1, 2-Hexanediol, Butylene glycol, Allantoin, Sodium Carbomer, Hydroxyethylcellulose, Coptis Japonica Root Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Zingiber Officinale (Ginger) Root Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Ethylhexylglycerin, Dipotassium Glycyrrhizate, Disodium EDTA, Polyglyceryl-10 Myristate, Polyglyceryl-10 Laurate, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Sodium Hyaluronate, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Beta-Glucan, Canarium Luzonicum Gum Nonvolatiles, Cupressus Sempervirens Oil