MISSHA M Perfect Cover BB Cream SPF42 PA+++ 50ml

1,400L

MISSHA M Perfect Cover BB Cream është një krem shumë-funksional me mbulim mesatar që maskon njollat, ndriçon dhe njëtrajtëson tonin e lëkurës, si dhe ofron mbrojtje kundër diellit me faktor SPF 42 PA+++.

Categories: , , , , Tags: , ,

Description

M Perfect Cover BB Cream është produkti më i njohur i Missha me mbi 30 milionë shitje në mbarë botën. Duke kombinuar makeup me kujdesin e lëkurës, ky produkt ka mbulim mesatar natyral dhe siguron mbrojtje nga dielli me faktor mbrojtës SPF 42 PA+++. Gjithashtu trajton njollat ​​e errëta dhe parandalon rrudhat.

Tekstura është kremoze si e një kremi hidratues, përhapet shumë mirë dhe ka një satin finish. I përshtatshëm për çdo lloj lëkure.


Përdorimi:

Pas rutinës suaj bazë të kujdesit të lëkurës, aplikoni një sasi të përshtatshme të BB Cream (Gjysmë pompe është e mjaftueshme për të mbuluar gjithë fytyrën).
Vendoseni produktin në zonat e faqeve, ballit, mjekrës dhe hundës dhe mund të përdorni lehtësisht majat e gishtave për ta aplikuar mbi fytyrë. Nëse preferoni që makeup të duket mat, mund të përdorni pudër mbi të.


Përbërësit kryesorë:
  • 3 filtra mbrojtës kunder diellit: Octinoxate,  Zinc Oxide, Titanium Dioxide.
  • BB Cream përmban arbutinë, e cila zbardh dhe ndriçon lëkurën në mënyrë që të keni një ton të njëtrajtshëm.
  • Ai gjithashtu përmban ekstrakt algash, rozmarine dhe kamomili, me veprim të fuqishëm antioksidant dhe qetësues. Vaji jojoba siguron mbrojtje antioksiduese nga ekspozimi i diellit dhe zbut lëkurën.
  • Adenozina ndihmon në riparimin dhe mbrojtjen e barrieres së lëkurës, si dhe vepron kundër inflamacionit.
  • Acidi hialuronik dhe ceramidet tërheqin ujin në lëkurë për të hidratuar dhe përmirësuar pamjen e rrudhave të imta.

Additional information

Nuancat

No.21 Light Beige / No.23 Natural Beige

Formati

50ml

Përbërësit

Water (Aqua), Cyclomethicone, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Zinc Oxide, Propylene Glycol, Titanium Dioxide, Caprylic/Capric Triglyceride, PEG-10 Dimethicone, Glycerin, Cetyl PEG/PPG-10/1 Dimethicone, Mineral Oil, Glycerin, Arbutin, Polyethylene, Talc, Beeswax (Cera Alba), Phenyl Trimethicone, Iron Oxides (CI 77492), Sodium Chloride, Iron Oxides (CI 77491), Iron Oxides (CI 77499), Methylparaben, Fragrance, Dimethicone, Propylparaben, Rosa Canina Fruit Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Squalane, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Hydrolyzed Collagen, Disodium EDTA, Adenosine, Algae Extract, Caviar Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Fagus Sylvatica Bud Extract, Sodium Hyaluronate, Ceramide NP (Ceramide 3), Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Limonene, Butylphenyl Methylpropional, Hydroxycitronellal, Benzyl Salicylate, Alpha-Isomethyl Ionone, Linalool, Hexyl Cinnamal, Citronellol